Diamant – ekselencë në Transport dhe Menaxhim Projekti
Diamant realizon me sukses një tjetër projekt për llogari të një prej kontraktorëve më të mëdhenj e të njohur në industrinë e energjisë.
Pikat kyçe të projektit
- Agjensi Detare në Portin e Durrësit për ankorimin e Anijes.
- Agjensi Doganore për veprimet e importit
- Shkarkimi i njësive në Port, magazinimi dhe ringarkimi i tyre në kamion.
- Studimi i itenerarit të transportit dhe marrja e masave të nevojshme të sigurisë.
- Marrja e lejeve nga Autoritetet Rrugore dhe Bashkiake për lejimin e transportit sipas kushteve të sigurisë në rrugë.
- Transporti i 9 njësive me përmasa të veçanta nga Porti i Durrësit në Seman të Fierit.
- Shkarkimi i njësive ne kantier.
Nëntë njësitë me përmasa jashtë dimensioneve, ku lartësia maksimale ishte në 4.15 metra, u nisën nga Hollanda me anije për në Port të Durrësit, me destinacion final Seman, Fier. Njësitë përbëjnë një pjesë integruese të Stacionit të Gazit në këtë zonë.
Diamant merr përsipër për të pritur anijen duke mbuluar të gjitha shërbimet portuale dhe detare të nevojshme për të lejuar ankorimin dhe shkarkimin në kohë të saj. Njësitë shkarkohen në Port me datë 14 Mars duke respektuar të gjitha parametrat e sigurisë gjatë këtij proçesi delikat. Agjensia Doganore Diamant, me një listë referencash të gjatë tashmë, kryeu të gjitha proçedurat e importit në kohë dhe sipas Kodit Doganorë Shqiptarë.
Për rreth 2 muaj më parë, Diamant studion itenerarin e transportit dhe identifikon kështu të gjitha pikat kritike, dhe merr masat e duhura për eliminimin e tyre, falë dhe bashkëpunimit serioz dhe korrekt të Autoriteteve Rrugore dhe Bashkiake. Pjesë e këtyre masave ishte zëvëndësimi në disa segmente i gardelinave anësore si dhe heqja e telave të korentit në disa zona; të gjitha këto masa duke respektuar lejet dhe sigurinë në rrugë.
Transporti i nëntë njësive realizohet sipas afateve të kërkuara nga Kontraktori dhe pa asnjë vonesë. Për të shmangur trafikun, të gjitha transportet u realizuan gjatë orëve të para të mëngjesit ku mjetet e shoqërimit monitoronin trafikun dhe levizjen e mjeteve.
Shkarkimi i njësive përberi gjithashtu një element kyç në këtë projekt, jo për faktin e peshës së tyre, por për specifiken e shkarkimit në një kënd të caktuar si dhe për masat e rrepta të sigurisë të aplikuara. Për këtë aryse Diamant e realizon me sukses duke vënë në dispozicion vinça të certifikuar me kapacitet 350 ton, nëpërmjet kontakteve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Planifikimi, koordinimi perfekt si dhe njohuritë e duhura në realizimin e projekteve bën që kjo pjesë e parë e këtij projekti të mbyllet me sukses, duke vulosur kështu dhe njëherë emrin Diamant si transportues lider në Shqipëri.