EKSPERIENCË, PËRGJEGJSHMËRI,

BESUESHMËRI

Diamant Logistics është kompani lider në industrinë e transportit dhe logjistikës në Shqipëri. Themeluar në vitin 1994, Diamant zotëron një terminal logjistik më tepër se 50.000 m2 pranë portit të Durrësit, ku 11.000 sqm prej tyre janë magazina, duke ofruar shërbime të ndryshme logjistike si transport ndërkombëtarë mallrash në rrugë tokësore, detare dhe ajrore, spedicione, shërbime magazinazhi, magazine doganore si dhe sherbime doganore nëpërmjet zyrave përfaqësuese ne Durrës dhe Tiranë.

Diamant është i specializuar në logjistikën e projekteve. Prej shumë vitesh kemi marr pjesë në mënyrë aktive në projekte të rëndësishmë, duke kryer transporte të rënda e jashtë norme, planifikim e studime, ngarkim – shkarkim si dhe makineri të rënda e pajisje kantieri me qera, ku në fokus kemi gjithnjë respektimin e afateve dhe sigurinë në punë.

Shiko videon e fundit: Diamant Leads the Way!

Falë eksperiencës disa vjecare dhe një rrjeti të fortë partnerësh ndërkombëtarë, ne ofrojmë zgjidhje në cdo kërkesë transporti e logjistike, duke punuar me standardet më të larta të industrisë.