EKSPERIENCË, PËRGJEGJËSI, BESUESHMËRI

Diamant Logistics është kompania kryesore e transportit dhe logjistikës në Shqipëri. Me më tepër se 20 vite eksperiencë, Diamant ofron një gamë të gjërë shërbimesh dhe zgjidhjesh logjistike që u përgjigjen nevojave dhe kërkesave të klientëve, ndër të cilat transport ndërkombëtar mallrash dhe konteinerësh, transporte të veçanta, magazinazh dhe agjensi doganore.

Kompania zotëron terminalin e saj logjistik plotësisht të integruar, të pozicionuar pranë portit të Durrësit dhe pak kilometra larg aeroportit dhe kryeqytetit, Tiranës. Ky pozicion strategjik na ka mundësuar që të ofrojmë shërbime të shpejta dhe që të shërbejmë si një portë për pjesën tjetër të vendit dhe rajonit. Opsioni “Nuk mund të realizohet” nuk vlen për Ekipin “Diamant”, ndaj ne jemi të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve që më së miri u përgjigjen kërkesave të juaja logjistike, duke u fokusuar në kosto dhe të qenurit korrekt.

Diamant njihet gjerësisht për ekselencën e tij në trajtimin e tonazheve të rënda dhe ngarkesave jashtë norme. Kompania ka qenë e përfshirë në shumë projekte të tilla në Shqipëri, të përmasave si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtarë. Së fundmi, Diamant është përgjegjës për transportimin e tubave të projektit TAP, gazësjellësi transadriatik që përshkon vendin me mbi 200 km. Ne mendojmë që çelësi i suksesit tonë qëndron tek burimet tona, planifikimi i mirë, dhe mbi të gjitha, pasioni për të zgjidhur sfidat që fusha e logjistikës paraqet, në kohë reale dhe duke zbatuar praktikat më të mira.

Shih më tepër

Shërbimet Tona

MERRNI NJE PREVENTIV

""
1
Pershkrimi i Ngarkeses
Adresa Ngarkimit
Adresa Dorezimit
Sasia e paletave/ kolive
L (cm)
W (cm)
H ( cm)
Pesha Bruto Totale
Emer, Mbiemer
Emri i Kompanise
Previous
Next

Për më shumë informacion, mos hezitoni të na kontaktoni !

Lajme dhe Evente