Diamant Logistics instalon panele fotovoltaike
Diamant ka përfunduar me sukses instalimin e paneleve fotovoltaike mbi një sipërfaqe prej 1,000 sqm. Panelet diellore parashikohet të prodhojnë më tepër se 200,000 kWh energji në vit, mjaftueshëm për të mbuluar 100 % nevojat e terminalit.
Tarracat e magazinave logjistike janë një zgjidhje optimale për gjenerimin e energjisë diellore dhe japin mundësi për rritje të mëtejshme të kapaciteteve.
Ky investim do të ketë gjithashtu një impakt të rëndësishëm në ambient pasi do të reduktoi dioksidin e karbonit në mbi 100 ton në vit, apo ekuivalente me mbjelljen e 130 pemëve në vit.
Ky është një tjetër hap drejt përgjegjësisë sonë sociale dhe klimaterike.