Përshkrimi i pozicionit
Kompania Diamant po kërkon të rekrutojë Specialist Transporti, detyra kryesore e të cilit/ cilës është të planifikojë, organizojë dhe koordinojë transporte ndërkombëtare mallrash, nëpërmjet rrugëve tokësore, detare dhe ajrore. Diamant kërkon persona të apasionuar me logjistikën, punës dinamike e në grup, me dëshirë e vullnet për të mësuar e rritur profesionalisht. Kandidati duhet të përputhet me vlerat e kompanisë që janë integriteti, ndershmëria, bashkëpunimi, entuziazmi dhe ekselenca!
Përgjegjësitë Kryesore
- Komunikim me klientë për ofrimin e shërbimeve të transportit ndërkombëtarë.
- Ndjekja e një transporti nga ana operacionale.
- Koordinim me të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit për të garantuar transport efikas dhe të shpejtë.
- Studimi dhe sugjerimi i varianteve sa më efikase të transporteve.
- Krijim dhe mbajtje marrëdheniesh korrekte me klientë, furnitorë dhe partnerë të kompanisë.
- Bashkëpunim me sektortë të tjerë të kompanisë për optimizim të shërbimit të transportit.
- Mbarëvajtje të dokumentacioneve qe lidhen me cdo transport.
Kriteret
- Aftësi organizuese të shkëlqyera.
- Aftësi për t’i dhënë zgjidhje situatave të ndryshme.
- Aftësi për të bashkëpunuar ne grup.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi duke pasqyruar korrektësi dhe profesionalizëm.
- Eksperiencë pune minimumi 2 vjet, e preferueshme në industrinë e transportit, prodhimit dhe distribucionit.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane dhe Angleze.
- Diplomë universitare e preferueshme në fushat Menaxhim Transporti, Administrim Biznesi dhe Marketing.
Nëse mendoni se ky pozicion pune ju përshtatet, atehëre bashkojuni skuadrës sonë duke dërguar CV-në tuaj tek adresa pune@diamant.com.al
Aplikimet do të vlerësohen dhe kandidatët e përzgjedhur do të thirren për nje intervistë pune.