Pjese e Rinovimit te Rezidences Diplomatike
Diamant merr pjesë në rinovimin e një prej Rezidencave Diplomatike me rëndësi të lartë në kryeqytet duke ofruar shërbimet logjistike të paketimit, transportit, dhe magazinimit deri ne perfundim te punimeve.

Gjate këtij projekti që zgjati rreth 8 muaj, kompania u vlerësua për kujdesin, profesionalizmin dhe korrektësinë në gjithë hallkat e punës së saj. Paketimi ishte një nga momentet më të vështira, veçanërisht në artikuj delikat, vepra arti dhe skulptura me vlerë të lartë.
Ekipi i punës përbëhej nga stafi i kujdesshëm i Diamant i cili për 4 ditë siguroi paketimin e të gjitha materialeve të Rezidencës e ku me pas u transportuan e magazinuan pranë Terminalit Logjistik Diamant, deri në përfundim të rinovimit.