Diamant Logistics njihet gjerësisht si një lider në fushën e transporteve jashtë norme dhe tonazhet e rënda. Kjo për shkak se kompania ka qënë pjesëmarrëse në shumë projekte të tilla kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë mundësuar ndërtimin e fabrikave, hidrocentraleve, termocentraleve dhe së fundi, gazësjellesve. Ekipi ynë gëzon aftësinë e të ofruarit zgjidhjet e duhura sipas praktikave më të mira, qoftë duke menaxhuar një numër të madh ngarkesash në një kohë të shkurtër, apo duke transportuar një makineri të vetme që i tejkalon përmasat e lejuara.

Diamant ofron suport të plotë në leje dhe shoqërime, gjithmonë në përputhje me Autoritetin Rrugor Shqiptar. Gjithashtu, kompania ka eksperiencë të konsiderueshme me institucionet kryesore publike, duke garantuar zbatim të ligjit dhe siguri në rrugë. Kjo e fundit përbën edhe një nga parimet tona kryesore, prandaj ekipi ynë është gjthmonë në gatishmëri për të monitoruar dhe kontrolluar shoferët dhe mënyrën e tyre të ngarjes së automjetit duke inkorporuar teknika të tilla si trajnime, përdorim të pajisjeve mbrojtëse dhe kontroll te GPS.

Dëshironi të jeni i informuar për të gjithë projektet që Diamanti merr pjesë? Qëndroni të azhornuar me lajmet nga Projektet.

 

Specialist Projektesh & Transportesh
Eduard Pina

Tel : +355 67 20 65354
e.pina@diamant.com.al