Projekti ‘Kosova e Re’, Studimi i Rruges Durrës – Prishtine
Diamant përfundon dhe dorëzon në kohë Raportin e Studimit të Rrugës nga Durrësi në Prishtinë, në kuadër të Projektit të ndërtimit të Centralit të Ri Elektrik ‘Kosova e Re’.
Studimi u krye per llogari të një kompanie të njohur Japoneze në bazë të vlerësimit të transportit nga Shqipëria, e një prej pajisjeve më të rënda të këtij projekti, e cila arrin një peshë mbi 300 ton dhe dimensione jashtë norme.
Ky raport u bazua ne nje model transporti të projektuar posaçërisht për këtë ngarkesë, dhe në simulime kompiuterike për të mbikqyrur pengesat dhe pikat kritike në rrugën përgjatë itinerarit nga Porti i Durrësit në Prishtinë.
Sigura në rrugë është primare për kompaninë tonë dhe projektin, ndaj ky raport analizoj gjithashtu çdo urë përgjatë këtij itinerari, duke vlerësuar kapacitetin e tyre si dhe duke arritur në konkluzione mbi llogaritjet përkatëse inxhinierike. Raporti u realizua dhe dorëzua brënda 10 ditësh, ku sëbashku me ekipin tonë ishin prezent dhe përfaqësues nga Kompania Japoneze.
Projekti ‘Kosova e Re’ përfaqëson investimin më të madh të huaj në Kosovë dhe synon të përmirësoj furnizimin me energji në vend.