Riciklimi i letrës: si pjesë e ISO 14001:2004
Kjo marrëveshje vjen në të njëjtën kohë me implementimin e standardeve të ISO 14001:2004 si dhe me ndërtimin e nje programi të kompanisë mbi pergjegjesite sociale dhe ambientaliste. Objektivi kryesorë i kësaj marrëveshjë është të riciklohet mbi 80 % e mbetjeve të letrës që vijnë nga përdorimi ne zyra si dhe e mbetjeve në formë kartoni që vijne nga aktiviteti i magazinave.
Implementimi i procesit të riciklimit është po aq i thjeshtë sa duket! Cdo tavolinë zyre është i pajisur me një kosh të vecantë plehrash dhe një kosh të vecantë me logon e riciklimit për hedhjen e mbeturinave në formë letre. Cdo ditë koshat e letrave zbrazen në një konteinerë 20’’ i cili sapo është i mbushur plot dërgohet tek kompania Edipack për riciklim pjesorë apo te plotë. Ky konteinerë është i dedikuar vetëm për të mbledhur letra dhe kartona që janë me qëllim riciklimi.
Diamant ka aplikuar gjithashtu disa metoda të tjera për të reduktuar printimin e letrave dhe për të rritur pergjegjësinë mbi mjedisin; mbajtja e një arshive online dhe printimi në të dyja faqet per qëllime të brëndshme janë disa prej tyre.