Menaxhim Projekti - Mikrotunele
‘’Diamant’’ merr pjesë në operacionet logjistike për një nga klientët e saj nderkombetar në Projektin e Mikrotuneleve në Shqipëri.
‘’Diamant’’ kupton mirë se koha dhe operacionet pa probleme janë vendimtare në projekte të tilla dhe ndaj një ekip i dedikuar fokusohet në koordinimin e cdo hapi në projekt në mënyrë qe cdo material të dorëzohet ne kantierë, në kohë dhe formë të sigurtë. Llojet kryesore te pajisjeve transportohen me kamionë nga Europa Perëndimore në Shqipëri, dhe disa prej tyre konsiderohen dhe mallra jashtë norme për shkak të peshës së lartë apo dimensioneve jashtë standartit.
Pjesa më e madhe e makinerive mbërrin me regjim të përkohshëm, pasi në përfundim të projektit ato duhet të kthehen mbrapsht. Duke shërbyer edhe si Agjent Doganor, ‘’Diamant’’ siguron që të aplikojë dhe marrë të gjitha autorizimet e nevojshme doganore për një proçedurë sa më të shpejtë të të gjitha materialeve, ku falë dhe magazinës së saj doganore, ofron fleksibilitet në proçedura ,duke evituar shumë kosto qëndrimi që mund të gjenerohen nga proçedurat doganore.
‘’Diamant’’ përdor terminalin e saj logjistik në Durrës jo vetëm për qëllime doganore, por dhe për plotësim të kërkesave per magazinim të përkohshëm, duke vënë në dispozicion si magazinat ashtu edhe sheshin, ne ambiente të sigurta dhe moderne.
Për të njëjtin klient, ‘’Diamant’’ ka ofruar dhe shërbime të tjera me vlerë të shtuar si vijon: qeradhënie vinçi, lloje të ndryshme kamionesh, kontenier zyre për kantier, e të tjera.