Kur arti ka nevoje per Logjistik
Galeria Kombëtare e Arteve po përgatitet të hapë dyert për ekspozitën e radhës: Kryeveprat e artit Italian të viteve 1900, një ekspozitë me mbi 100 piktura të ardhura direkt nga Galeria e Arteve Moderne në Romë, e cila do të mbahet ne Tiranë për 11 javë me radhë: Nga 16 janari deri më 2 prill 2017.
Në këtë imprezë të rëndësishme, që supozohet të përbejë ekspozitën e parë të këtyre përmasave që është zhvilluar ndonjëherë në Tiranë, Diamant Logistics dha kontributin e saj duke u siguruar që pikturat të mbërrinin të padëmtuara në destinacion. Kompania implementoi një shërbim të plotë logjistik, duke filluar me performimin e shërbimeve doganore, sigurimin e lejeve të nevojshme për hyrjen e mjetit në qendër të qytetit dhe duke përfunduar me ofrimin e asistences në shkarkimin dhe hapjen e kasave që transportonin këto piktura te çmuara.
Diamant Logistics ndihet krenar per faktin që arriti t’i ofronte shërbimet e saj një tjetër shtylle të shoqërisë shqiptare, siç është arti.