Pozicioni ynë strategjik pranë Portit të Durrësit dhe pak kilometra larg nga Aeroporti Internacional i Tiranës (TIA) na mundësojnë që të ofrojmë një spedicion konkurrues, si detar ashtu edhe ajror në fushat e import/eksportit. Diamant gëzon aftësinë e të operuarit në mbi 80 shtete në botë, falë bashkëpunimeve të saj me partnerë strategjikë, të cilët ndajnë të njejtin pasion dhe të njëjtat vlera mbi logjistikën sikurse Diamant.
Përsa i përket sektorit të kontenierëve, Diamant kombinon eksperiencën e tij shumë vjeçare ne fushën e logjsitikës me linjat kryesore të konteinerëve në Shqipëri me qëllim që të ofrohen zgjidhjet më të mira për nevojat e kompanisë suaj. Gjatë viteve të fundit, Diamant Logistics ka qënë gjithashtu i angazhuar në ofrimin e shërbimeve grupazh me konteinerë LCL nga Kina dhe Azia, si pasojë e kërkesës gjithnjë e në rritje të klientëve për këtë shërbim.
Në sektorin ajror, kompania krenohet me eksperiencën dhe njohuritë e saj në fushën e dërgesave normale dhe express, nga mostrat deri tek paletat, duke shfrytëzuar më së miri linjat operuese në Aeroportin “Nënë Tereza”. Në rastet kur ngarkesa i tejkalon përmasat e lejuara nga këto linja, atëherë Diamant përpiqet të gjejë zgjidhje të tjera multimodale në mënyrë që ngarkesa juaj të transportohet në kohë reale dhe pa rrezik në Shqipëri.