Për më tepër se 10 vite, Diamant Logistics ka investuar në magazina, si pjesë e diversifikimit të shërbimeve. Sot, Diamant ofron deri në 11.000 m2 magazinim të brëndshëm, përbërë nga 6 magazina të standarteve të larta, si dhe rreth 4.000 m2 shesh përpunimi; e gjitha kjo e pozicionuar në terminalin e saj logjistik në Durrës duke shërbyer si qendër distribucioni. Kompania ofron magazinim në varësi të nevojave; qofshin këto për magazinime afatshkurtra apo dhënie me qera.

Në vitin 2009, Diamant arrin të marrë autorizimin për magazinën doganore, e cila u krijon klientëve mundësinë që të shfrytëzojnë ambjentet tona për magazinim pa qënë nevoja që të paguajnë taksa dhe detyrime doganore, deri në momentin që ata vendosin të importojnë/ri-eksportojnë mallin e tyre, ose derisa të jenë në zotërim të ndonjë dokumenti/autorizimi për të cilin mund të kenë aplikuar.

Menaxhere e Magazinave
Irena Meksi

Mobile : +355 67 20 41149
i.meksi@diamant.com.al