Përshkrimi i pozicionit

Kompania Diamant po kërkon të rekrutojë Specialist Transporti, detyra kryesore e të cilit/ cilës është të planifikojë, organizojë dhe koordinojë transporte ndërkombëtare mallrash, nëpërmjet rrugëve tokësore, detare dhe ajrore. Diamant kërkon persona të apasionuar me logjistikën, punës dinamike e në grup, me dëshirë e vullnet për të mësuar e rritur profesionalisht. Kandidati duhet të përputhet me vlerat e kompanisë që janë integriteti, ndershmëria, bashkëpunimi, entuziazmi dhe ekselenca!

Përgjegjësitë Kryesore

  • Komunikim me klientë për ofrimin e shërbimeve të transportit ndërkombëtarë.
  • Ndjekja e një transporti nga ana operacionale.
  • Koordinim me të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit për të garantuar transport efikas dhe të shpejtë.
  • Studimi dhe sugjerimi i varianteve sa më efikase të transporteve.
  • Krijim dhe mbajtje marrëdheniesh korrekte me klientë, furnitorë dhe partnerë të kompanisë.
  • Bashkëpunim me sektortë të tjerë të kompanisë për optimizim të shërbimit të transportit.
  • Mbarëvajtje të dokumentacioneve qe lidhen me cdo transport.

Kriteret

  • Aftësi organizuese të shkëlqyera.
  • Aftësi për t’i dhënë zgjidhje situatave të ndryshme.
  • Aftësi për të bashkëpunuar ne grup.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi duke pasqyruar korrektësi dhe profesionalizëm.
  • Eksperiencë pune minimumi 2 vjet, e preferueshme në industrinë e transportit, prodhimit dhe distribucionit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane dhe Angleze.
  • Diplomë universitare e preferueshme në fushat Menaxhim Transporti, Administrim Biznesi dhe Marketing.

Nëse mendoni se ky pozicion pune ju përshtatet, atehëre bashkojuni skuadrës sonë duke dërguar CV-në tuaj tek adresa pune@diamant.com.al

Aplikimet do të vlerësohen dhe kandidatët e përzgjedhur do të thirren për nje intervistë pune.

Përshkrimi i pozicionit

Kompania DIAMANT eshte ne kerkim te nje Magazinieri i cili do kerkohet te punoje me kohe te plote ne magazinat e kompanise. Magazinieri do te jete kryesisht pergjegjes per shkarkimet dhe ringarkimet e mallrave tregtare nga magazina qe do t’i caktohet, ne baze te udhezimeve te brendshme te kompanise. Pjese e pergjegjesive eshte dhe raportimi i mallrave te demtuar, mbajtja e inventarit, mirembajtja e mjeteve te punes, raportimi i difekteve si dhe duhet te jete ne gjendje te mbaje paster ambientin e punes. Kandidati duhet të përputhet me vlerat e kompanisë qw janë integriteti, ndershmëria, bashkëpunimi, entuziazmi dhe ekselenca!

Përgjegjësitë Kryesore

  • Te shkarkoje mallra tregtare ne magazine dhe te firmose mbi marrjen ne dorezim.
  • Te pozicionoje mallrat ne magazine ne vendet e percaktuara.
  • Te perdore mjetet e punes si transpalete dhe lefterak.
  • Te raportoje per cdo demtim te mallit gjate marrjes ne dorezim.
  • Te identifikoj dhe te organizoj ngarkimin e cdo dergese nga magazina per shperndarje. te mbaj inventar per hyrjet/ daljet qe kryen.
  • Te mbaj paster ambientin e punes.

Kriteret

  • Magazinieri duhet te kete eksperience te mjaftueshme pune ne drejtimin e lefterakut.
  • Te ndjeke me perpikmeri te gjitha udhezimet e sigurise ne pune si dhe te kete aftesi te mira organizuese dhe pune ne grup.

Nëse mendoni se ky pozicion pune ju përshtatet, atehëre bashkojuni skuadrës sonë duke dërguar CV-në tuaj tek adresa pune@diamant.com.al

Aplikimet do të vlerësohen dhe kandidatit mund t’i kërkohet dhe nje intervistë pune.

Qëllimi i pozicionit

Kompania DIAMANT eshte ne kerkim te nje Shoferi Kamioni i cili do kryejë rrugë ndërkombëtare vetëm me Italinë. Shoferi duhet të përmbushë në kohë udhëzimet e ngarkimeve në plan dhe të respektojë Kodin Rrugorë, oraret e pushimit dhe ligjet në fuqi.

Kriteret

  • Shoferi duhet të ketë patentë të tipit CE.
  • Te njoh dhe zbatoje mirë Kodin Rrugorë dhe kushtet e sigurise ne pune.
  • Te kete ushtruar me pare punen e shoferit ne rruge nderkombetare.

Nëse mendoni se ky pozicion pune ju përshtatet, atehere bashkojuni skuadrës sonë duke dërguar CV-në tuaj tek adresa pune@diamant.com.al ose duke na kontaktuar ne tel. +355 676039503.

Aplikimet do të vlerësohen dhe kandidatit mund t’i kërkohet dhe nje intervistë pune.

Qëllimi i pozicionit

Kompania DIAMANT eshte ne kerkim te nje Shoferi Furgoni Pasagjeresh i cili do kryejë rrugë vjatje- ardhje punonjësisht në zonën e Durrësit. Shoferi duhet të respektojë oraret dhe si të njohë mirë Kodin Rrugorë dhe ligjet në fuqi.

Kriteret

  • Shoferi duhet të ketë patentë të tipit D.
  • Te njoh dhe zbatoje mirë Kodin Rrugorë dhe kushtet e sigurise ne pune.
  • Te kete ushtruar me pare punen e shoferit te furgonave/ autobuzave.

Nëse mendoni se ky pozicion pune ju përshtatet, atehere bashkojuni skuadrës sonë duke dërguar CV-në tuaj tek adresa pune@diamant.com.al ose duke na kontaktuar ne tel. +355 676039503.

Aplikimet do të vlerësohen dhe kandidatit mund t’i kërkohet dhe nje intervistë pune.